Nga lotët e Michelle Hunziker deri tek ndërrimi i pelenave të Eros Ramazzotti, emocione të mëdha mes të ftuarve

Aurora Ramazzotti zbulon gjininë e foshnjës që pret nga i dashuri i saj Goffredo Cerza dhe thotë së do të bëhet me djalë! Shoqja e saj Sara Daniele i organizoi asaj një baby shower të gëzuar dhe argëtuese në prani të miqve të shumtë, por veçanërisht gjyshërve Eros Ramazzotti, Michelle Hunziker dhe çiftit Cerza.

Në festë ishin edhe “tezet” Sole dhe Celeste Trussardi dhe ish-ja e Eros, Marica Pellegrinelli me partnerin e saj të ri William Djoko.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aurora Ramazzotti ka zgjedhur ditën kushtuar gjyshërve për të shpallur gjininë e fëmijës së saj. “Faleminderit të gjithëve, ju duam”, ka shkruar vajza e Eros Ramazzotti dhe Michelle Hunziker, duke shtuar një zemër të vogël blu. “Sot është dita e gjyshërve, urime – tha Mishel në një Story disa orë më parë – po vij, eh, po vij dhe unë në atë klub”. E më pas ka shkruar: “Më shpërthen zemra nga lumturia… Auri do ta thotë kur të dojë sepse…”. Dhe ja ku zbulohet misteri. Aurora dhe i dashuri i saj Goffredo Cerza kanë bërë të ditur se fjongo do të jetë blu.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb