DURRES

Një dyqan në Durrës ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar në lagjen nr.6. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se persona ende të paidentifikuar nga policia pasi kanë sharruar qepenin e dyqanit që tregtonte bulmet, kanë thyer edhe bravën e derës dhe më pas kanë vjedhur paratë e xhiros që gjendeshin në arkë.

Mësohet se vjedhja u konstatua në mëngjes nga të zotët e dyqanit, të cilët sinjalizuan policinë. Dyqani gjendet pak metra larg nga Mazoleumi Dëshmorëve, rrugës që vijon për tek godina e policisë.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, ka dyshime se autorët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike që këtë zonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: