SHBA

Ditën e sotme këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është zgjuar me një lajm të hidhur. Gjyshi i saj, Dionis Koçi, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë vetë artistja me origjinë shqiptare, përmes disa fotografive të vjetra të gjyshit të saj, të ndara me ndjekësit në Instagram.

Në mbishkrimin e tyre, ajo bëri një dedikim prekës për të gjyshin, teksa zbuloi se njohja e saj me artin nuk vjen rastësisht, pasi gjyshi i saj dikur ishte aktor i njohur i zhanrit komedi në Shqipëri.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto fotografi të tij nga Shqipëria.

Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, u rrit nga prindër shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për fat të keq, nuk ka mundur kurrë të vizitojë atdheun e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb