BANGLADESH-Një baba i cili vuan nga një sëmundje gjenetike, ka qindra tumore në trupin dhe fytyrën e tij.

Shadot Hossain vuan nga neurofibromatosis, sëmundja e cila shkakton gunga në të gjithë trupin.

Hossain tani kërkon të bëjë një ndërhyrje për të hequr tumoret të paktën në pjesën e syve, për të mos humbur shikimin.

47 vjeçari përveç vështirësisë për tu veshur, ka probleme dhe lufton çdo ditë për të ushqyer veten. Babai i tre fëmijëve i cili jeton në Shajadpur, Bangladesh thotë së të jetosh kështu është një dhimbje shume e madhe. Përveç vështirësive që kam, mua me vjen turp kur të tjerët me shohin mua, dhe fëmijët tremben teksa unë u shfaqem, tregon burri.

Dr Mahmudul Hassan, i cili po ndjek nga afër rastin e Hossain, thotë se ai kurrë në jetë nuk ka parë një pacient me tumore të tilla ekstreme: “Ky është rasti i parë në jetën time që shoh një pacint si Shadat sqaron mjeku. Kemi nevojë për të hequr masa të mëdha tumoresh pranë syve për të bërë të mundur që ai të mos humbasë shikimin. Qeveria duhet të sigurijë një trajtim të vecantë për Shadot në mënyrë, që ai ti kthehet jetës normale si dhe të mbështesë djalin e tij më të vogël 12 vjecar Abdullah, të ndjekë shkollën, për shkak të pamundësisë së babait për të punuar dhe për të siguruar të ardhura.

Falë përpjekjeve të shumë njerëzve Muhamed Shadot do të shtrohet në Institutin Kombëtar të neuro-shkencës dhe spitalit të Daka, për t’u diagnostikuar dhe për të pasur një trajtim specifik javën e ardhshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb