Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në fshatin Lapardha të Beratit, ku një 16-vjeçar ndërroi jetë pas një shkarkese elektrike, ndërsa babai i tij është rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme. “BalkanWeb” mëson se të dy babë e bir kishin që prej mëngjesit që kishin nisur punë në arën e tyre me misër, ndërsa me një mjet bujqësor bënin edhe transportin. Por, fatkeqësisht në rrethana ende të paqarta, ata teksa ishin në mjetin që shihni në foto, kanë rënë në kontakt me linjën e tensionit të mesëm dhe për pasojë i ka zënë korrenti.

Djali ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij u transportua me urgjencë në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 16;00 në fshatin Lapardha, Berat duke punuar me agregate bujqesor, kanë rënë në tension elektrikë dhe janë dëmtuar shtetasit L.Xh., 43 vjeç dhe M.Xh.,16 vjeç ( babë e birë).

Shtetasit u transportuan për në spitalin Rajonal Berat, por me gjithë ndihmën e dhënë shtetasi M.Xh ndërroi jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: