Në “Camp Nou”, tifozët po prisnin me padurim të shihnin në aksion Barcelonën e re, fundja 3 nga 4 blerjet e regjistruara kishin zbritur në fushë si titullarë, mbi të gjitha goditja e madhe Robert Lewandowski.

Rayo i Ivan Ballit jo vetëm që nuk ra pre e presionit, por anësori kuqezi me shokët e tij arritën ti bënin ballë armatës së Xavit, i prishën debutimin polakut dhe pjesës tjetër të Barçës duke i marrë një pikë brenda në shtëpi pas barazimit pa gola. Ivan Balliu zbriti në fushë si titullarë, 90 minuta të plota dhe një nga më të mirët në fushë.

Sigurisht Barcelona kishte kontrollin e lojës, 67% mbajtja e topit, 21 raste për gol, 6 gjuajte në kuadrat. Xavi provoi në çdo formë të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi, kreu 5 zëvendësime, por asnjë lëvizje nuk rezultoi fituese. Në fund, Busquest u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i bërë një mbyllje të hidhur debutimit të tyre në këtë sezon të La Liga.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat spanjolle i kanë kushtuar faqen e parë blofit të Barcelonës ndërsa presidenti Laporta premtoi sërish blerja të reja, për të merkato sapo ka filluar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb