Koordinatori rajonal për Tiranën për PD-në Klevis Balliu, ka postuar foto nga takimi me banorët e njësisë 6 në kryeqytet.

Balliu shprehet se të shtunën Kombinati ngrihet në revoltë. Ai shton se qytetarët vazhdojnë ‘luftën’ për Shqipërinë.

“Sot me gjuhën e njësisë 6, me datë 8 Shkurt ora 17:00 Kombinati në revoltë!

Sot në takim me këtë të njësisë 6, të gjithë me gadishmërinë e tire për bashkëngjitur protestës kombëtare të datës 8 Shkurt në orën 17:00 janë një frymëzim i vërtetë.

Vazhdojmë përpara të bashkuar në luftën për Shqipërinë”, shkruan Balliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb