Shqetësuese është situata në një pallat dykatësh në qendër të qytetit të Delvinës, pallat me jetë ndërtimi të para viteve ‘90.

Në këtë pallat me çati me tjegulla jetojnë katër familje, nga dy në secilin kat.

Ditët e fundit ka nisur të rregullohet çatia, por çuditërisht rregullimi ndodh vetëm në njërën familje të katit të dytë, duke mos e bërë këtë edhe për hyrjen tjetër.

Kjo ka shkaktuar dëme në hyrjet e tjera. Shiu i rënë në 24 orët e fundit ka shkaktuar mjaft dëme në hyrjet e tjera.

Këtë shqetësim e sjellin përmes prononcimeve të tyre Lulzim Zhupa banor i katit të dytë dhe Liljana Zeka banore e katit të parë, ku për Liljanën përveç fatit të keq që ka një djalë 32 vjeçar të paralizuar.

Sipas bashkisë Delvinë punimet këtu nuk bëhen me fonde të bashkisë po pas një fondi nga një projekt dhe se bashkia kishte vetëm dokumentet për familjen ku edhe bëhen punimet.

0d7e8acd 1653 4974 B3f2 B2e422566c30

 

1a67ff98 F49e 41f2 8adb A32c762f0270

 

8c83966a Ae0a 44f2 9ad1 0c0807ace4dd

 

33b8fcc2 3fe1 4767 8615 A5400ae7a7ca

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: