Angel Di Maria po pret të mësojë se cila do jetë e ardhmja e tij. Futbollisti që do lërë PSG-në është në kërkim të një aventure të re, sakaq pas dere janë skuadra si Juventus apo Barcelona.Mesfushori 34 vjeçar po kalon disa ditë pushimi në Argjentinë, teksa ka preferuar që të veshë  fanellën e klubit të Rosarios. Natyrisht, Di Maria buzëqesh dhe pret të dijë se nën logon e kujt ekipi do luajë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rosario Central (@rosariocentral)

 

Ka qenë pikërisht Rosario, klubi në të cilin u rrit dhe aty u panë cilësitë e tij. Pjesa tjetër është histori.

Në sezonin që lamë pas, lojtari ishte protagonist pozitiv i PSG në 31 sfida të luajtura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb