Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka munguar në ceremoninë solemne të dekorimit të ish- Presidentit Rexhep Meidani nga Ilir Meta me ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë.

Siç duket nga fotoja, Basha ka takuar vetë personalisht ish- Presidentin duke i uruar 76- vjetorin e lindjes që Meidani e festonte pikërisht sot.

Lulzim Basha së bashku me Sali Berishën, Bujar Nishanin dhe figura të tjera të djathta ishin pjesë e ceremonisë së dekorimit të Meidanit ku nuk mungonin edhe figurat e majta politike.

Whatsapp Image 2020 08 17 At 20.36.51
Whatsapp Image 2020 08 17 At 20.36.51

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb