Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në fshatin Lekaj të Rrogozhinës ku është takuar nga afër me fermerët të cilët iu ankuan për gjendjen kritike të bujqësisë.

Basha thotë se fermerët sot luftojnë për mbijetesë sa për t’u dhënë ushqim familjeve të tyre për shkak të mungesës së subvencioneve, rritjes së çmimit të naftës si dhe favorizimit të importeve që po e çojnë në kolaps.

Dhe për këtë të fundit Basha akuzon Ramën si kryeministri që ka dështuar me gjithë sektorët ekonomikë në Shqipëri.

 

STATUSI NGA BASHA

Bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë.

Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën.
Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.

Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.

Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës.

Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe.

Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb