TIRANE

Partia Demokratike zhvilloi sot një mbledhje të përbashkët me aleatët e saj të opozitës, nga e cila nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet. Në një kohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha po mbante një deklaratë për mediat, aleatët, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Mesila Doda, Edi Paloka, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, dolën të buzëqeshur nga mbledhja.

Në fotot e siguruara nga LSA, vlen të veçohet momenti kur kreu i PD-së takon përzemërsisht kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se menjëherë pas mbledhjes Basha tha se opozita do bëjë gjithçka për të rrëzuar Edi Ramën që sipas tij, ka ngritur një parlament privat, qeveri private e shtet privat. Kreu i PD-së shtoi se të shtunën PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar kur do të nisin protestat, kjo e fundit një vendim i marrë me aleatët.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb