SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: