Që Belen mërzitet shpejt kjo është një gjë që dihet tashmë. Por një vit pas pushimeve pasionante të vitit të kaluar, në Ibiza me Andrea Iannone, Rodrigues është akoma me të njëjtat bikini, pranë pilotit të Moto Gp, gati për t’u fotografuar nga objektivi i Iannone, i cili nuk e fsheh emocionin dhe tregon tërheqjen e tij për të fejuarën.

Antonio është fotografuar nga revista ‘Chi’ në brendësi të vilës ku të dy ishin të ftuar, duke dhuruar foto seksi.

Rodriguez e shtrirë në bar dhe Andrea mbi të kërkon foton e duhur, duke mos i përmbajtur emocionet që duken. Më pas ngushëllon veten me një gotë vere teksa e fejuara e tij vazhdon të bëjë selfie me bikini.

Ai është i qeshur dhe i relaksuar përpara objektivit të paparacëve, të cilët ndodhen jo shumë larg tyre, ndërsa ajo rregullon make-up me një penel.

Më pas në det me të voglin Santiago, që në Ibiza shkon sa tek mami Belen tek babai De Martino, ku dhe ai ndodhet me pushime.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb