KORÇE– Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të fshatit Plasë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident u përfshirë mjeti tip “Benz” me targa DR 3567F me drejtues shtetasin A.Ç rreth 63 vjeç, banues në Durrës dhe mjeti furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H, 38 vjeç, banues në Korçë.

Të njëjtat burime sqaruan se për pasojë u dëmtuan drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe tre pasagjerët në këtë mjet, përkatësisht shtetaset M.Ç., rreth 58 vjeçe, E.M., 67 vjeçe, si edhe B.M., 71 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa shtetasit e tjerë, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb