Shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kuçovë,kanë gjetur hapur mesditën e sotme një lokal në qytetin e Kuçovës,ku shërbehej për klientët,në kundërshtim me ligjin.

Menjëherë pas evidentimit të rastit,policia e Kuçovës proçedoi admistrativisht me gjobë pronarin e biznesit,shtetasin Brahim Demo. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Kuçovë,konfirmojnë se,ky shtetas u kap në flagrancë,duke mbajtur lokalin hapur,në kundërshtim me aktin normativ Nr.3 datë 15.03.2020.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga komisioni admistrativ i Komisariatit të Policisë Kuçovë u mor ndaj këtij shtetasi masa admistrative prej 1 milion lekësh (të reja).Bashkëlidhur me proçesverbalin e evidentimit dhe gjobitjes,policia dokumentoi edhe fotot e bëra gjatë kapjes së biznesit në flagrancë hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb