Besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin. Falja e madhe është kryer në Pedonalen “Republika”, ku besimtarët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre.

Falja e madhe e Kurban Bajramit, e cila është ndjekur nga qindra besimtarë beratas ka filluar në orën 06:30 dhe është drejtuar nga Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi.

Në fjalën e tij Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi theksoi se Kurban Bajrami është një ditë e veçantë ku të gjithë besimtarët duhet të ndihmojnë jetimët e njerëzit në nevojë.

Këllezi ka theksuar se sot është dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës dhe sinqeritetit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje beratase me drekën e madhe të Bajramit. Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb