GJIROKASTER- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Një betoniere është përplasur me një furgon. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Fatmirësisht, shoferi është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb