zonat malore të Qarkut të Elbasanit u zbardhën gjatë orëve të para të kësaj të enjteje nga reshjet e para të dëborës, që pasuan rënien e ndjeshme të temperaturave.

Reshjet e para të dëborës së kësaj vjeshte nisën rreth orës 04:15 dhe zgjatën deri në agim, por edhe pse me intensitet të dendur, trashësia e saj nuk ka shkuar më shumë se 15-20 cm në malin e Shebenikut, ndërsa në malin e Sopotit dhe Polisit, Dardhës e Xhyrës, rreth 10 cm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në malësinë e Gramshit dhe shumë pak në atë të Elbasanit. Reshje dëbore kanë rënë për disa minuta edhe në disa fshatra malorë të Qarkut të Elbasanit, por më pas ka pasur sërish reshje shiu.

Gjatë paradites, reshjet kanë pushuar në të gjithë hapësirën gjeografike, ku shtrihen shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan dhe nuk raportohet për probleme të shkaktuara nga reshjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: