DURRËS

Një aksident i rëndë i mori jetën një 30-vjeçari në Durrës. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin, Erjon Beli nga Kavaja, i cili punonte si këngëtar në lokalet e natës  në qytetin bregdetar.

Policia e Durrësit tha se aksidenti ndodhi rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet. Në momentin e aksidentit, mësohet se viktima po fliste “live” me një person tjetër, ndërsa dyshohet se ky veprim i pakujdesshëm është bërë shkak i përplasjes me bordurën e rrugës në aksin Shkozet-Plepa.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Erjon Beli, një ditë më parë kishte shpërndarë dhe një video, ku shfaqej duke udhëtuar me makinë. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj thotë se viktima në momentin e përplasjes ishte në makinë  me një person të afërm dhe fatmirisht ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb