Në vendimin e shpallur mbrëmjen e sotme nga GJKKO, pas seancës maratonë prej 6 orësh ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij dhe 6 biznesmenët e përfshirë në këtë çështje, mësohet se nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për biznesmenin Elman Abule, i cili do të qëndrojë në burg.

Mësohet se për 5 biznesmenët e tjerë Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi nuk ka ndryshuar masa e sigurisë  ‘detyrim paraqitje’.

LSA ka publikuar foto, kur biznesmenët e lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dalin nga GJKKO.

Në foto duken biznesmenët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Fatmir Bektashi. Ata u lanë në “detyrim paraqitje”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: