DURRES– Qindra pasagjerë që janë kthyer sot nga porti i Barit në Itali kanë mbetur të bllokuar në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit.

Shkak është bërë bllokimi i sistemit TIMS të policisë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se sistemi online nuk funksionon dhe për këtë arsye mbi 100 pasagjerë kanë më shumë se 2 orë që presin të vulosin pasaportat e tyre në pikën kufitare.

Të irrituar e të shqetësuar si dhe me fëmijë të vegjël në krah apo të moshuar, ata kërkojnë zgjidhje për situatën.

Pasagjerët kanë udhëtuar për gjithë natën për të mbërritur në Shqipëri, ndërsa po kalojnë edhe paraditen në Portin e Durrësit. Ata kanë mbërritur q prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në Port.

Disa pasagjerë kanë ngritur shqetësimin në ‘Neës24’ dhe i bëjnë apel strukturave për zgjidhjen e problemit.

Punonjësit e policisë janë të gatshëm në 4 sportele. ‘BalkanWeb’ sjell fotot nga terminali i Durrësit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: