Antonio Rudiger është futbollisti i ri i Realit. Mbrojtësi i Chelsea zgjodhi Madridin për të vijuar karrierën e tij, një “dhuratë” për gjigandët spanjoll pasi zbarkon falas në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave spanjolle, Rudiger ka kaluar me sukses vizitat mjekësore ndërsa do të firmos një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 9-10 milionë euro në sezon, plus një bonus mirënjohje për faktin që zgjodhi Real Madrid.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, në kontratë është parashikuar edhe një klauzolë largimi prej 400 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb