Kjo është pamja e qiellit në Mugla të Turqisë, një nga zonat më të goditura nga flakët. Gjithçka duket gri.

Këto janë pamjet me dron të dëmeve të shkaktuara nga flakët që vijojnë të jenë aktive prej 10 ditësh në Antalia.

Shumë lagje janë shkrumbuar, sipërfaqe të tërë jeshile është djegur. Zonat e zjarreve tashmë janë boshatisur. Të vetmit banorë janë forcat zjarrfikëse që po vijojnë luftën me flakët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të gjithë po largohen për në zona të tjera të vendit për t’i shpëtuar rrezikut. Dikush ikën me makinën personale, me autobus apo me mjete lundruese.

Mes tyre ka edhe shumë fëmijë, të moshuar dhe turistë që kishin shkuar në Antalja për të kaluar pushimet. Në zonë më së shumti beteja vijon nga ajri me helikopterë dhe avionë. Veç mjeteve të autoriteteve turke, kanë mbërritur ndihma edhe nga shtete të tjera ndërsa disa helikopterë janë marrë me qira nga Rusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: