TIRANE

Në kuadër të festës së 8 Marsit, zv.kryeministri Erion Braçe ka ndarë një foto me nënën e tij, për të cilën ka edhe një dedikim të ëmbël. Foton , Braçe e ndan në Instagram, ku shkruan edhe një mesazh kundër dhunës dhe mënyrës sesi trajtohen femrat nga meshkujt.

Zv.kryeministri shkruan se nuk ka si femrat, pavarësisht se trajtohen si plaçka nga meshkujt, në të shumtën e rasteve.

Erion Brace
Erion Brace

Shkrimi i plotë i zv.kryeministrit, Erion Braçe

Nuk ka si ju!
Shendet e jete per vete,
me ne te gjithe me ju!

Si ju,
per cdo grua e vajze, nene a moter, bije,
kudo qe te jete, ne te mire e veshtiresi,
ne paqe e ne hall me burra qe kurre si deshen,
as si bashkeshorte e as si femije,
nuk i gezuan, i harruan e i dhunuan,
i shane e i fyen ne pazarin e urrejtjes,
vjetersise qe perhere i konsideroi placke e prone e kurre qeniet me te mira humane mbi dhe!

#DuajeNenen #DuajeGruan #DuajeVajzen
Beje cdo dite!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: