TIRANË

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe ka ironizuar kryebashkiaken e qytetit të Shkodrës. Me një status në “Instagram” zëvendëskryeministri i bën thirrje të parës së Shkodrës, Voltana Ademit që të pastrojë plehrat në qytetin verior dhe mos t’i krijojë Shkodrës  një mëngjes të trishtë dhe banal.

Ai ka shpërndarë edhe një foto, e cila sipas tij, tregon qartë situatën e vështirë në qytetin e Shkodrës. Mes tjerash Braçe iu bën një thirrje qytetarëve të metropolit verior që të dalin në zgjedhje për vetë faktin që në këtë qytet të fillojë puna sa më parë.

Erion Brace
Erion Brace

“Molotana apo Boltana: Mblidh plehrat! Boll i lëshove rrugëve! Mëngjesi banal e kriminal në Shkodër!30 qershor jepi fund ti! Voto të rikthehet puna!”- shkruan Braçe.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb