TIRANE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak ditë më parë në Tiranë, ku një foshnjë është gjetur e braktisur pranë fshatit SOS. Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dje, ku historinë tragjike e tregonte një zonjë, ndërsa kishte postuar edhe një foto ku shihej djali i vogël, që ushqehej me biberon nga gruaja që e kishte gjetur.

Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se lidhur me ngjarjen është bërë edhe denoncimi, për të bërë të mundur identifikimin e nënës së foshnjës, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Okk
Okk

Aktualisht foshnja (djalë), fatmirësisht në një gjendje të mirë shëndetësore, është strehuar në shtëpinë e fshatit SOS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: