BRAZIL-Një zjarr i madh ka rënë në Muzeun Kombëtar të Rio de Janeiro, duke shkaktuar dëme të mëdha.
I themeluar 200 vite më parë, muzeu mban objekte që vijnë nga Egjipti, vepra arti greko-romane dhe disa nga fosilet e para të gjendura në Brazil.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka mbetur asnjë i plagosur. Flakët janë shuar pas disa orësh. Mbeten akoma të paqarta shkaqet e këtij zjarri.
Presidenti Michel Temer ka deklaruar që ‘Eshtë një ditë e trishtuar për të gjithë brazilianët. 200 vite pune, kërkime dhe zbulime janë humbur në pak orë’.

Sipas një komunikatë të bërë publike në web-in e muzeut, mijëra objekte relativisht historike të Brazilit dhe Vendeve të tjera si dhe shumë koleksione të ekspozuara në muze që i përkisnin pjesëtarëve të familjes mbretërore janë dëmtuar.

Gjithashtu edhe thesari më i rëndësishëm që ka Muzeu Kombëtar i Rio de Janeiros, skeleti më i vjetër i gjendur në Amerikën Latine, që i përket rreth 12.000 viteve më parë, gruaja e pagëzuar me emrin ‘Luzia’, mund të jetë djegur plotësisht.

E gjetur ne 1972 në Lagoa Santa, në Shtetin e Minas Gerais, skeleti i përket një gruaje rreth 25 vjeç, e cila besohet se ishte banorja e parë e Brazilit.
Në vitrinën e Muzeut ishte ekspozuar Kafka e ‘Luzia’ dhe një rindërtim i fytyrës së saj, shumë e ngjashme me afrikanët dhe aborigjenët australianë.

Në atë kohë zbulimi i skeletit të ‘Luzia’ shtyu studiuesit të korrigjonin teoritë kryesore për popullsinë e Amerikës dhe për të bërë ‘kërkime të mëdha arkeologjike’ braziliane.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb