Karnavalet e Rio de Janeiro-s, morën jetë të premten me paradat e para të shkollave samba që kur Covid-19 goditi Brazilin.

Pas dy vitesh të gjata me maska në fytyrë, distancim social dhe vdekje, një det i shkëlqyeshëm kërcimtarësh, bateristësh mbushën “Sambadrome”, vendi ikonë i paradës së karnavaleve të qytetit, i cili ishte shndërruar në një vend vaksinimi, gjatë kulmit të krizës shëndetësore.

Paradat nga shkollat më të mira të sambas të qytetit, të premten dhe të shtunën janë të parat, që nga shkurti 2020, që shënuar një pikë kthese për Brazilin e goditur rëndë nga Covid-19, që solli vdekjen e më shumë se 600, 000 jetë njerëz, vendi i dytë mbas SHBA.
“Jam shumë e lumtur. Mendoj se shumë njerëz do të qajnë… duke përfshirë edhe mua,” tha Ana Vieira, një mësuese e gjeografisë 48-vjeç, e cila kishte veshur një kostum të bardhë gjigant dhe shkëlqyes për të parakaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Karnavalet janë jeta. Ju mund ta shihni lumturinë në fytyrat e njerëzve pas dy vitesh të gjata qëndrim në shtëpi dhe gëzimin që po përjetojnë tani,” i tha AFP Vieira, e cila ka parakaluar për 20 vjet.

“Natën e kaluar nuk mund të flija, isha shumë e emocionuar,” tha Rita Marcelino, një punëtore shtëpiake 62-vjeçare që po kërcente, ndërsa priste të parakalonte. Një moment gëzimi pas shumë trishtimeve që solli pandemia, më humbjen e jetës së shumë miqve dhe anëtarëve të familjes.

Kishte frikë se karnavalet do të anuloheshin përsëri këtë vit, pasi autoritetet e Rios e anuluan atë vitin e kaluar dhe më pas e shtynë këtë edicion me dy muaj nga datat tradicionale — pak para sezonit katolik të Kreshmës — për shkak të frikës nga përhapja e variantit Omicron.

Por më shumë se 75% të 213 milionë e njerëzve të Brazilit tani janë të vaksinuar plotësisht, numri mesatar javor i vdekjeve nga Covid-19 është ulur, nga më shumë se 3,000 një vit më parë në rreth 100 tani, duke lejuar që shfaqja të vazhdojë.

Të gjithë pjesëmarrësit dhe 75,000 pjesëmarrësit që priten çdo natë duhet të paraqesin vërtetimin e vaksinimit.

“Dy vjet errësirë”

Çdo shkollë Samba në konkurs ka 60 deri në 70 minuta kohë për të treguar një histori në muzikë dhe kërcim, e cila vlerësohet në nëntë kritere nga juria.

Kampionët në fuqi, Viradouro, zgjodhën si temë karnavalin epik të Rios të vitit 1919 — i pari i kremtuar pas shkatërrimit të një pandemie tjetër, gripit spanjoll.

“Asnjë trishtim nuk mund të përballojë kaq shumë gëzim,” thotë kënga e tyre me temë samba.

Përtej muzikës, kërcimit, ngjyrave, veshjeve, puplave dhe njerëzve gjysme të zhveshur, karnavalet janë një biznes i madh, që sjell të ardhura deri në 800 milionë dollarë dhe krijon të paktën 45,000 vende pune, sipas shifrave zyrtare.

Por shitësja ambulante Maria Vitoria Souza, 18 vjeç, e cila shiste pije jashtë paradave, tha se shitjet “mund të ishin më të mira”.

“Karnavalet ende nuk janë kthyer 100 për qind, sepse nuk ka festa masive të karnavaleve në rrugë, të cilat autoritetet e qytetit i kundërshtuan këtë vit.

“Por të paktën është një fillim.” Pjesëmarrësit ishin thjesht të lumtur që festa po zhvillohej. “Brazili pa karnavalet nuk është Brazil. Është pjesë e asaj që jemi”, tha Maria.

(AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb