Më në fund, Kim Kardashian arriti të bëjë festën e ditëlindjes. Pasi u përpoq – dhe dështoi – të fluturonte në Las Vegas për të parë Usher të performojë, themeluesja e Skims organizoi një darkë luksoze për nder të ditëlindjes së saj të 42-të.

Kim ndau foto të mrekullueshme në Instagram të martën nga ngjarja intime, ku sigurisht përfshiheshin motrat, mamaja dhe më shumë familjarë dhe miq.

Mes të pranishmëve ishin shefi i markës së KKW Brands, Tracy Romulus, Stephanie Shepherd, Natalie Halcro, Simon Huck, Allison Statter dhe Malika dhe Khadijah Haqq.

Grupi darkoi në tavolina të gjata me qirinj me lartësi të ndryshme. Ngjarja u projektua nga planifikuesja e festave të familjes Mindy Weiss dhe luleshitësi Jeff Leatham.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Dashuria e ditëlindjes”, ka shkruar ylli i “Kardashians” në setet e saj të fotove.

Festa fantastike pasoi përpjekjen e krijueses të Skkn Kim për të bërë një udhëtim vajzash duke përdorur Kylie Air për të shkuar në Sin City, por avioni privat pati probleme për shkak të erës se forte.

“Gëzuar ditëlindjen Kim! E pashë postimin, e urrej që nuk arrite në shfaqje mbrëmë. Por dëgjo, sa herë të duash eja”, ka ndarë në video komentin këngëtari 44-vjeçar USHER.

“E di që je ende duke festuar ditëlindjen dhe mund ta festoni në shfaqjen e radhës nëse vini atëherë, ose kurdoherë! Kemi edhe tre shfaqje të tjera”, shkroi këngëtari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb