TIRANË- Policia Rrugore ka ndërmarrë sot një aksion në të gjithë vendin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve, duke konstatuar mbi 800 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave zyrtare, prej orës 12:00 deri në orën 14:00 të ditës së sotme në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur 420 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Po kështu janë vendosur 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Në të gjithë vendin u angazhuan 780 punonjës policie të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb