2 ndeshje 0 pikë, 6 gola të pësuar, vetëm 1 i shënuar. Man.United po përjeton makthe këtë fillim sezoni. Një nisje e tillë as që imagjinohej, për më tepër kundër dy rivalëve modest si Brighton dhe Brentford. Humbja e fundit kundër ekipit të Strakoshës, i cili qëndroi në stol për 90-minuta, ishte shumë e rëndë, një humbje me “poker” golash, dukej e pa besueshme se si një ekip si United i pësonte golat në atë formë.

Pas vetëm 35 minutash rezultati shënonte 4-0 për Brentford. Në pjesën e dytë, më shume se sa për meritë të United, Brentford uli ritmin duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar. Të gjeje fjalët pas një disfate të tillë ishte shumë e vështirë për Teng Hag i cili në radhë të parë i kërkojë ndjesë tifozëve, ndërsa kërkoi që ekipi të merrte përgjegjësi, ashtu si ai. Tekniku holandez i bëri një tjetër apel drejtuesve të klubit, duhet blerje të menjëhershme, afrime me peshë, për të ndryshuar sa më shpejt këtë situatë të rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Burrat kundër fëmijëve”, shkruan Mirror. “Minimumi i ri i United”, shkruan Telegraph. Mediat britanike kanë përzgjedhur imazhin e Ronaldo-s që reflekton qartë hidhërimin për këtë humbje të rëndë. CR7 në përfundim të sfidës nuk pranoi as ti jepte dorën trajnerit Ten Hag duke vërtetuar dhe një herë krisjen totale. Portugezi vijon në mënyrë të dëshpëruar të kërkojë një skuadër të re, së fundmi i është vetofruar edhe dy ekipeve nga Milano, Inter e Milan, por sërish ka hasur në një refuzim të prerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb