LIBRAZHD

Një krim i rëndë me dy të vdekur në familjen Gjokola tronditi Librazhdin mbrëmjen e së premtes. 53 vjeçari Daut Gjokola masakroi me thikë gruan e tij,  Luljeta Gjokola e më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i apartamentit. Pas shëtitjes së cdo mbrëmjeje në pedonalen e qytetit bashkëshortet Gjokola u kthyen në banesen e tyre ku jetonin vitet e fundit në një pallat në lagjen “Shkumbin” të Librazhdit. Por pak minuta më vonë pasi u futën në dhomën e tyre ata nisën të debatonin dhe më pas ndodhi krimi i rëndë.

Daut Gjokola qëlloi disa herë me thikë mbi trupin e bashkëshortes së tij 49 vjeçare. Në shtëpi në momentin e krimit ndodhej edhe djali 26 vjecar i bashkëshortëve, i cili nuk ka dëgjuar debatin e tyre. Vetëm kur dëgjoi britmat e së ëmës 26 vjecari shkoi në dhomë ku e gjeti nënën e tij të mbuluar në gjak. Thirrjet e tij për ndihmë dhe lutjet e nënës së goditur me thikë u dëgjuan nga fqinjët, të cilët mbërritën në banesën e familjes Gjokola. Ata e gjetën 49 vjeçaren të mbuluar nga gjaku, ndërsa djalin në gjendje shoku.

  • foto galeri
  • foto galeri

Luljeta Gjokola u dërgua menjëherë në spital, por goditjet ishin fatale dhe gruaja humbi jetën sapo mbërriti atje. Gjatë kësaj kohe në banesën e bashkëshortëve mbërriti policia, dhe në prani të tyre, Daut Gjokola u vetëhodh nga ballkoni i banesës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 53 vjeçari përshkruhet nga fqinjët si një njeri i qetë i cili edhe përgjatë ditës së krimit kishte qenë në humor dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Bashkëshortët Gjokola kanë lënë pas dy fëmijë ndërsa mësohet se nuk kishin probleme financiare pasi kishin në pronësi biznese dhe disa apartamente.


Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: