Juventus ka qenë skuadra e vetme që e bëri të lumtur, të ndihej i rëndësishëm, kjo ishte një arsye e fortë për ti thënë “Po” për herë të dytë. Mungon vetëm firma mbi kontratë por nuk ka më asnjë dyshim, Paul Pogba rikthehet te Juventus, në fillim të muajit korrik do të behet edhe prezantimi zyrtar. Akordi parashikon një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 8 milionë euro plus 2 bonuse.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pogba është vetëm goditja e parë, një lojtar që “Zonja e Vjetër” e merr falas, ndërsa tashmë kanë kthyer vështrimin nga Zaniolo. Sipas Tuttosport, Juve-Roma kanë zhvilluar një takim pikërisht për të diskutuar për sulmuesin “azzurr”.

Tuttosport
Tuttosport

Nuk është një tratativë e lehtë por të dy palët kanë dhënë sinjale pozitive për të gjetur një akord përfundimtar. Roma e vlerëson Zaniolo me 50/60 milionë euro por Juve nuk dëshiron të shkojë më shumë se 40 milionë, plus bonuse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb