Pa Champions dhe pa një projekt që i garanton trofe, C.Ronaldo e ka të vështirë të qëndrojë në një skuadër, qoftë edhe Man.United, skuadër ku u bë i famshëm dhe ku u rikthyer me një objektiv të qartë, të “shpërthente” sërish në “Old Traford”. Gjerat nuk shkuan sipas parashikimeve dhe CR7 e nxjerr veten në tregun e transferimeve me shpresën për të gjetur një blerës që përmbush egon e tij. Drejtuesit e United njoftuan se Ronaldo nuk është në shitje, por as ky fakt nuk mjaftoi për të larguar portugezin nga merkato.

United Tottenham Ronaldo 2022
United Tottenham Ronaldo 2022

Në kushte të tilla, emri i Ronaldo-s vijon të qarkullojë fuqishëm në treg. Sipas The Athletic, menaxheri i tij Jorge Mendes është takuar me pronarin e Chelsea, duke i ofruar shërbimet e Ronaldo-s. Emri i tij u lidh gjithashtu me një transferim të mundshëm në Munih por dhe ky opsion u hodh poshtë nga drejtori sportiv i Bayern.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga Anglia bëjnë me dije se edhe Roma mund të përfshihet në garë për të siguruar shërbimet e portugezit, por ky është dhe opsioni më i ndërlikuar financiarisht. E sigurt është se CR7 së fundmi ka refuzuar ftesën e bërë nga Devid Beckham për tu transferuar në SHBA te Miami. Nga Anglia vijojnë të insistojnë se Ronaldo do të largohet nga Man.United pavarësisht se ka një kontratë deri në 2023.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb