TIRANË- Në çadrën e protestës para Kryeministrisë kanë qenë të gjithë me sy e vesh nga Presidenca për të parë nëse do dilte “tym i bardhë” nga takimi mes Ramës e Bashës në praninë e Presidentit Nishani.
cadra 1
Ndërsa kryedemokrati Basha po negocionte për krizën, në çadër ndodhet bashkëshortja e tij, Aurela Basha që e ka mbështetur që në ditën e parë të protestës.
cadra 6
Takimi për gati 3 orë në Presidencë mes Bashës e Ramës nuk prodhoi asnjë marrëveshje që do mundësonte dhënien fund të krizës politike.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: