TIRANE – Nga Piramida deri në rrugën e Elbasanit, rruga është mbushur me ujë, si pasojë e çarjes së tubacioneve të ujit.

Defekti ka ndodhur mesditën e sotme dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazë, në krah të lumit të Lanës.

Ndërkohë punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës po punojnë për riparimin e defektit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: