FRANCE-Në Canne janë ndezur reflektorët për Festivalin e famshëm, me yjet e kinemasë botërore të cilët kanë filluar të ndriçojnë Croisette.

Përveç dritave të festivalit dhe famës që ai ka është rritur së tepërmi niveli i sigurisë, raporton tgcom24.

Përgjatë rrugës kryesore ushtarët e Operation Sentinelle, një program mbikëqyrjeje dhe ruajtjeje i nisur nga qeveri në 2015 pas atentateve të Charlie Hebdo, kontrollojnë zonën të armatosur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb