Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, jep lajmin e mirë për një familje në fshatin Papër të Elbasanit, shtëpia e së cilës u shkatërrua nga rrëshqitjet e tokës dhe tërmeti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla thekson se i kishte premtuar familjes Vrapi një shtëpi të re brenda festave të fundvitit dhe se sot iu ka dorëzuar çelësat e shtëpisë. Numri dy i PS publikon pamjet e banesës së shkatërruar, si dhe të banesës së re, në të cilën janë futur tashmë familjarët dhe ku do të festojnë festat.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm??? Shtëpia e Petrit Vrapit në Papër u godit edhe nga rrëshqitjet e tokës edhe nga tërmeti?. Ajo u bë tërësisht e pabanueshme. Për emergjencë familja u strehua në një çadër pranë shtëpisë së vjetër. Ju premtova se festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpi të re? Dhe jam shumë i gëzuar që arrita t’ia dorëzoj ? çelësat zonjës së shtëpisë në këtë vigjilje Krishtlindje. Gjithashtu të katër anëtarët e familjes marrin trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social? #ShqipëriSolidare???”, shkruan Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb