Ajo ka vendosur të bëjë diçka, duke lënë të befasuar gjithë botën. Këngëtarja me famë botërore ka pozuar nudo dhe fotografia është publikuar nga Revista Vogue në edicion e kësaj të marte.
Gjatë kohëve të fundit Celina ka rrezikuar shpesh me zgjedhjet e saj të modës. Ky veprim i fundit ka mahnitur të gjithë, pasi 49-vjeçarja nuk kishte bërë kurrë gjëra të tilla.

Këngëtarja kanadeze me anë të këtij imazhi ka shfaqur vetëbesimin për trupin e saj.
Ajo ndodhet e ulur në një karrige, teksa me njërën dorë e ka të mbuluar gjoksin, ndërsa e ka vendosur njërën këmbë mbi tjetër për të mos e ekspozuar modestinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: