AUSTRALI-Pamjet e realizuara në shtetin Victoria, ku protagoniste është një vajzë 2 vjeçare, janë realizuar nga nëna e vajzës.
Teksa e fotografon, ajo kupton që ajo që dukej si një copë druri, pak centimetra nga e vogla, ishte në të vërtetë një gjarpër helmues.

Duhet të ishte një foto kujtimi si shumë të tjera, po jo. Rrezikonte të transformohej në një moment dramatik. Protagoniste, një vajzë e vogël, Molly, dy vjeç, e cila po fotografohej nga nëna e saj Bianca Dickinson, që teksa po bënte shkrepjen kuptoi se ajo që dukej si një dru ishte një gjarpër shumë i rrezikshëm.

Bëhej fjalë për një gjarpër brun oriental, i cilësuar gjarpri i dytë më i rrezikshëm në tokë dhe përgjegjësi kryesor i shumë helmimeve vdekjeprurëse në Australi.

Në fund Molly nuk kuptoi asgjë dhe gjithçka përfundoi mirë fatmirësisht, por për nënën e saj ishin minuta shumë të vështira. ‘Nuk vura gjumë në sy dhe për ditë të tëra nuk hëngra asgjë’. Fotoja më pas u publikua në Facebook: Sa herë e shoh sa s’më pushon zemra’ shkruan gruaja.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb