Sezoni i ri nuk është larg teksa dhe disa ndeshje kanë mbetur nga përfundimi i aktualit i cili u tejzgjat prej ndërprerjes në pranverë nga pandemia e koronavirusit.

E megjithatë tek Chelsea kanë filluar menjëherë përgatitjet teksa transferimi i parë i londinezëve, ylli i Ajaxit Hakim Ziyech u paraqit sot për herë të parë në stërvitje në Cobham.

Ziyech është një transferimi entuziast për Chelsea-n për shkak të aftësive të tij sulmuese dhe sezoneve fantastike që ka realizuar me skuadrën e Ajax. Ai arriti akordin me Chelsean që në shkurt për 33.5 milionë paund, por vetëm tani në korrik i mundur transferimi për shkak të mbylljes së kufijve.

Ndërkohë Chelsea pret edhe një tjetër futbollist, Tomi Ëerner i cili fill pas përfundimit të Bundesligës fluturon drejt Londrës.

Chelsea ndërkohë i kanë mbetur edhe 4 ndeshje për të blinduar vendin e tretë që i siguron direkt biletën për në sezonin e ardhshëm të Champions League, pasi në atë aktualin duket thuajse i eleminuar në sfidën e dytë ndaj Bayern Munich, teksa të parën e humbi 0-3 në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb