ITALI

Chirara Ferragni dhe Fedez do të bëhen sërish prindër. Blogerja e famshme italiane e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale ku ka postuar një foto djalit të saj, Leo, me një ekografi në dorë.

“Familja jonë po zgjerohet. Leo do të bëhet vëllai i madh”, -ka shkruar Chiara në postimin e publikuar në Instagram.

Ndërsa në profilin e tij, edhe reperi ka postuar një foto të ngjashme, duke njoftuar se familja po shtohet.

Nuk dihet sa muajshe është Chiara, por me siguri do të jetë aktive duke i përditësuar ndjekësit gjatë gjithë shtatzënisë së saj, siç bën gjithmonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb