Në muajin maj Chrissy Teigen kishte njoftuar ndjekësit e saj se do të bënte një ndërhyrje në gjoks për të hequr protezat. E lodhur me dekoltenë e ekzagjeruar dhe me faktin që nuk mund të blinte dot veshje të masës së saj, modelja kishte njoftuar në rrjetin social Instagram: Kanë qenë fantastike për mua për shumë vite por tani jam e lodhur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Do të kem sërish gjokset e mi tani por vetëm të përbëra nga mish i pastër’.
Per të çdo ditë është një sfilatë. Teksa ka analizuar imazhet një ndjekës filloi të dyshonte që Chrissy nuk kishte bërë vërtetë gjoksin, që i dukej akoma i madh.

Chrissy Teigen, që gjithmonë është shumë e hapur dhe e sinqertë me fansat e saj, i është përgjigjur përdoruesit të Instagramit me një foto.’Ja shenjat’, shkruan Teigen në rrjetin social dhe bashkangjitur publikon me një video shenjat e operacionit në gjoks, poshte bikinit të verdhë. Si të mos mjaftonte, Chrissy ka publikuar edhe një foto direkt pas operacionit, ku duken akoma penjtë.’E besoni’, ka shkruar mbi foton, e hequr pak më vonë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb