CIES, qendra ndërkombëtare e kërkimeve në sport, së fundmi ka publikuar një artikull ku zbulon shpenzimet që kanë bërë skuadrat më të mëdha në botë për të patur në dispozicion ekipin aktual.

Siç pritej, Manchester City zë vendin e parë pasi për të patur në skuadër futbollistët aktual ka shpenzuar më shumë se cilido ekip tjetër, 878 mln euro. Fuqia e tyre ekonomike nuk ka kufi dhe këtë e treguar edhe në merkaton e janarit kur morën nga At. Bilbao Aymeric Laporte për 64 mln euro.
49132D2F00000578-0-City_spent_57m_on_defender_Aymeric_Laporte_in_January_to_help_th-m-17_1518432162394
City ka lënë pas francezët e Paris SG të cilët në merkaton e verës shpenzuan 402 mln euro për vetëm dy lojtarë, Neymar dhe Kylian Mbappe. Skuadra parasiene ka shpenzuar 805 mln euro për t’i vënë në dispozicion Emery skuadrën aktuale.
0a1a81c906274601b14d753d17470002
Podiumin e plotëson Manchester United me 747 mln euro, ndërsa vendin e katërt dhe të pestë e mban Barcelona dhe Chelsea, respektivisht me 725 mln euro dhe 592 mln euro.

Në 10 vendet e para bie në sy dominimi i klubeve të “Premier League”, me Everton-in që ka nxjerë jashtë gjigandët e Bayern Mynchen.
cies
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb