Nuk është më një lajm që Victor Osimhen kërkohet nga klubet më të mëdha në Premier League, nuk është një sekret as që dëshira e lojtarit është të transferohet në Angli, por çmimi që i ka vendosur presidenti De Laurentis është më të vërtetë i “kripur”.
Sipas mediave italiane, Napoli nuk do të bëhet pengesë për largimin e Osimhen, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Pas ofertave të shumta që kanë ardhur në tryezën e tij, De Laurentiis ka fiksuar çmimin për Osimhen, 170 milionë euro.

Sigurisht kjo është një kërkesë shumë e lartë, por klubet e interesuara mund të përfshijnë ndonjë lojtarë për të ulur kostot, si në rastin e Chelsea, me blutë që janë të gatshëm të përfshijnë në negociata kartonin e Armando Brojës.

Nëse ky operacion do të kryhej, pra nëse Osimhen do të shihej me këtë çmim, atëherë ky do të ishte një transferim rekord për futbollin italian.
(BalkanWeb)