Kupa e Botës është evenimenti më i rëndësishëm përsa i përket futbollit dhe organizimi i kësaj ngjarje kërkon një buxhet shumë të lartë nga vendet që marrin përsipër zhvillimin e kësaj gare.

Katari është vendi organizator i Botërorit 2022, por shifrat që shpenzon për t’ia arritur këtij qëllimi nuk janë të larta, por të çmendura. Rreth 500 mln dollarë hidhen çdo javë për projektet infrastrukturore, bën të ditur ministri i Financave të Katarit, Ali al-Emadli, raporton Klan.

Al Emadli theksoi se këto ritme shpenzimesh do të vijojnë në të tillë mënyrë edhe për tre vitet e ardhshme. Katari po shpenzon para për të ndërtuar spitale, stadiume dhe të tjera projekte infrastrktutore për të garantuar mbarëvajtje të sigurt të Kupës së Botës. Në total, Katari ka parashikuar të shpenzojë më shumë se 200 miliardë dollarë për këtë event.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb