Georgina Rodriguez ka dëshmuar se nuk është e dashura e radhës për Cristiano Ronaldo-n pasi fillimisht modelja u bë e fejuara e tij dhe më pas nëna e vajzës së ‘CR7’.


Së fundmi për t’i dëshmuar dashurinë ‘ylli’ portugez i ka bërë një dhuratë mjaft të veçantë Georginas. Ai i ka blerë asaj një unazë “Cartier” me vlerë 700 mijë euro.


Edhe pse data e martesës është akoma sekrete, duket se është më afër nga sa mendohet.


Unaza, të cilën Georgina e ka zbuluar në Instagram, është një shenjë e qartë për hapin e radhës që do të hedhë ylli portugez i Real Madrid.

nintchdbpict000402348630

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb