Ndeshjet e futbollit janë një mundësi shumë e mirë për marketing sepse ndiqen nga një numër shumë i madh njerëzish dhe mundësia që produkti të shitet rritet ndjeshëm. Këtë e kanë kuptuar mjaft mirë bizneset të cilët kanë hyrë fuqishëm në futboll.

Kjo vihet re në sponsorët e fanellave të ekipeve por edhe gjatë transmetimit të reklamave në një ndeshje të caktuar ku 1 sekondë arrin shifra të jashtëzakonshme parash. Për të kuptuar këtë mjafton të përmendim faktin se ‘Canale 5’ në Itali do transmetojë ‘falas’ takimin Juventus-Barcelona, por, 30 sekondat reklamë që do transmetojë gjatë ndeshjes janë shitur për 200 mijë euro.

Nga Brazili vjen një formë tjetër që deri më tani është e panjohur në futboll. Madje ka habitur shumë tifozët e skuadrës Fluminense de Feira në Serinë D braziliane. Si asnjëherë tjetër numrat në fanellat e lojtarëve kanë qenë shumë të çuditshme dhe kjo vetëm për t’i bërë publicitet ofertave të një supermerketi që ka si sponsor.
14914926920920-470x264
Për shembull, futbollisti me numrin 10 tregonte në fakt çmimin e një pice (10,98 real), ndërsa numri 5 kishte çmimin e një shampoje të njohur (5,98 real). Një mënyrë origjinale, apo jo?

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb