Nga e thënë në të bërë, Jose Mourinho kalon në vepra teksa është përfshirë plotësisht në ndihmë të komunitetit të nevojë si pasoj e Covid-19. Pak ditë më parë, tekniku portugez njoftoi se do të ishte pjesë e një projekti në shpërndarjen e produkteve të freskëta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto ditë Mourinho është parë duke ndihmuar stafin e ngritur në qendrën e klubit të Tottenham, në shpërndarjen e perimeve dhe produkteve të tjera. Kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj periudhe pandemie ku Mourinho merr pjesë si vullnetar, më herët e ka bërë diçka të tillë duke shpërndarë ushqime dhe ilaçe për pensionistët të cilin ishin të detyruar të qëndronin në karantinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb